Transmetuar më 18-02-2020, 20:34

E ardhmja e sulmuesit Milot Rashica, i cili ishte pjesë e Kombëtares kuqezi por kaloi në radhjët e Kosvës, mund të jetë Liverpool.

Kampionët në fuqi të Europës, sipas të përditshmes gjermane “Bild”, kanë pasur një interesim shumë konkret për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, aq sa janë gati të paguajnë klauzolën e tij.

Trajneri Jurgen Klop është interesuar për futbollistin pasi pëlqen lojën e tij dhe e sheh atë si një alternativë shumë cilësore për treshen aktual të sulmit Salah-Mane-Firmino.

Për momentin te të kuqtë alternativa të tjera për ta janë Origi, Lallana, Minamino dhe Shaqiri.

Klop kërkon një lojtar teknik dhe konkret para portës, karakteristikat e të cilit i ka Milot Rashica.

Për të shkëputur Rashicën nga Verder Bremen, mjafton të paguhet klauzola që është vendosur që në fillim të kontratës së tij. Klubin gjerman, që kur e mori nga Vitese, kishte nuhatur se futbollisti kosovar do të bëhej një emër i kërkuar e për këtë arsye, kishte vendosur shifrën 38 milionë euro në klauzolën e largimit.

Rashica vazhdon me këto ritme, një shifër e tillë është normale për Liverpool, çka mund të afrojë sulmuesin që ende nuk e ka arritur kulmin e karrierës një ndër lojtarët më të mirë në kontinent.

/NOA.al