Transmetuar më 18-02-2020, 20:28

Një vajzë 20-vjeçare nga Australia është akuzuar për abuzim seksual ndaj një të mituri pasi i ka dërguar fotografi nudo.

Ajo njihet si "Bjondja australiane", por emri i vërtetë është Bethany Edgecombe. Gjatë një emisioni televiziv, Bethany pranoi se është eskortë që paguhet 5 mijë dollarë për nëj natë.

Biseda e saj me djalin 13-vjeçar u zbulua në korrik nga nëna e të miturit që i kontrolloi telefonin.

Aty i thoshte djalit që të shkonte në tualet për ti dërguar fotografi të organit gjenital, e pyeste për virgjërinë si dhe ranë dakord që ai të prezantohej si 16-vjeçar.

Kur u bë pjesë e emisionit televiziv, Bethany nuk kërkoi falje për gjithçka ofroi ndaj të miturit, por nxori gjoksin para kamerave duke thënë: "Nuk më intereson".

Policia e Queensland ka nisur hetimet pasi dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti eskortash, ku pagesat fillojnë nga 800 dollarë për një orë, 2000 dollarë për dy orë, përfshirë darkën dhe ëmbëlsirën si dhe 5 mijë dollarë për të kaluar të gjithë natën.

Bethany e përshkruan veten si vajzë të qeshur dhe të ngrohtë, e cila i jep mundësinë klientëve të ndihen të lirë për të kërkuar gjithçka dëshirojnë./a.m/noa.al