Transmetuar më 18-02-2020, 18:48

Lëkundjet sizmike vijojnë të "dridhin" rajonin perëndimor të Turqisë.

Pasditën e sotme janë regjistruar 9 lëkundje sizmike brenda një ore e gjysmë. Më i forti ishte me magnitudë 4.9, rreth orës 17:00.

Epiqendra e tërmetit është rajoni i Manisa, ndërsa raportohet se thellësia është regjistruar në 7 km.

Ende nuk ka raportime për dëme në njerëz apo ndërtesa.

Para tre javësh, Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8 që mori jetën e 41 personave dhe shkaktoi pasoja shkatërrimtare në qytetet Elazig dhe Malatya.

Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit kanë muaj që lëkunden nga tërmetet, ku më tragjiku ishte ai i 26 nëntorit 2019, në vendin tonë që mori jetën e 51 personave dhe la qindra të tjerë të plagosur./a.m/noa.al