Transmetuar më 18-02-2020, 17:39

Dashi

Janë më impulsivët e grupit dhe i kërkojnë gjërat më nxitim, prandaj konsiderohen shpesh si të papjekur.

Demi

Demi janë posedues dhe materialistë. Në të shumtën e kohës janë kokëfortë, nuk falin shpejt dhe njihen si dembelë.

Binjakët

Binjakët konsiderohen si shenja me disa personalitete. Asnjëherë nuk e dini se çfarë ju pret prej tyre. Ata kanë mijëra interesa të ndryshme dhe priren ta konsiderojnë veten mjeshtër të çdo pune.

Gaforrja

Nuk dalin nga zonat e tyre e rehatisë dhe çdo fjalë i duket e rëndë, prandaj ndodh që të ndihen të ofenduar në të shumtën e kohës.

Luani

Ata kërkojnë vëmendje dhe përpiqen të jenë në qendër të gjithçkaje. Atyre u duket sikur gjithçka rrotullohet rreth tyre.

Virgjëresha

Kini kujdes kur takoni një Virgjëreshë, sepse ato kanë tendencë të jenë shumë më kritike sesa shenjat e tjera. Ata janë shumë perfeksioniste si natyrë.

Peshorja

Ata janë të pavendosur, prandaj kalojnë shumë kohë duke përgatitur dhe studiuar për çdo gjë, sado e vogël qoftë.

Akrepi

Ferri nuk është asgjë në krahasim me një Akrep të nevrikosur. Ata janë pasionantë, por kanë tendencë të jenë manipulues.

Shigjetari

Shigjetarët janë natyrë e thjeshtë, por duan të duken sikur kanë informacion për çdo lloj fushe.

Bricjapi

Bricjapët janë kontrollues. Ata me të vërtetë nuk e ndjekin turmën, por përfshihen shumë shpejt në thashetheme, gjë që i shkakton mendime dhe sjelle negative.

Ujori

Ujorët e përdorin shumë logjikën, por gjykojnë të tjerët. Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke i dhënë këshilla të tjerëve, të cilat nuk i zbatojnë asnjëherë vetë.

Peshqit

Njerëzve të lindur nën këtë shenjë u mungon drejtimi, prandaj shpesh herë janë në mëdyshje se çfarë vendimi duhet të marrin./a.m/noa.al