Transmetuar më 18-02-2020, 09:00

Moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm edhe gjatë ditës së sotme ku deri në pasdite do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Por mbrëmja do të sjellë vranësira në të gjithë territorin.

Sipas meteoalb, do të kemi rrijte të temperaturave në mëngjes dhe mesditë ku temperaturat do të luhaten nga 1°C në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në det me shpejtësi prej 28 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar një dallgëzim prej 2 ballësh./b.l/noa.al/