Transmetuar më 18-02-2020, 08:20

Ai është 36 vjeç, ajo 13. Martohet me të dhe e lë shtatzënë. Por për familjen e vajzës është normale. Siç raportojnë mediat italiane, historia vjen nga Vicenza. Protagonist i kësaj ngjarje është Luca Caari, një 36-vjeçar me precedentë për vjedhje, i cili pas thuajse një viti bashkëjetesë me nusen-fëmijë, e la shtatzënë. Vajza e çoi përpara shtatzëninë dhe në 16 nëntor 2019 u bë me vajzë, e cila iu dha për birësim një tjetër familjeje.

Gjykata e Padovas dënoi në 12 shkurt, 36-vjeçarin me gjykim të shkurtuar, me 5 vite burg, për akte seksuale me një të mitur. Ndërsa nëna e re jeton në një komunitet për të mitur, si dhe në sajë të avokates së saj Erika Gaigher, u dëmshpërblye me 30 mijë euro.

Ndërkohë nëna e të miturës tha se dëshiron që të dijë ku është e bija, pasi ia morën pa i thënë asgjë.

“Ligjet e Italisë me tonat nuk janë njëlloj. Për ne arixhinjtë, martesa në këtë moshë është normale. Duhet të na e kthejnë”, deklaroi nëna e saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se e mitura është shitur nga prindërit për një marrëveshje tek një tjetër pjesëtar i komunitetit, ndërkohë që hetimet ndaj tyre janë në vijim.

Hetimet nisën kur e mitura shkoi në spitalin e Cittadella në repartin e gjinekologjisë, ku u zbulua shtatzënia në fazë të avancuar. Kështu e mitura u dërgua në një strukturë të mbrojtur, nga ku tregoi historinë e saj që nga martesa e deri tek shtatzënia.

Po ashtu hetimet zbuluan se e mitura ishte analfabete dhe se prindërit nuk e kishin dërguar asnjëherë në shkollë, kështu që nuk dinte as të shkruante dhe as të lexonte. Sakaq punonjësit social deklaruan se gjendja mendore e saj, ishte si e një fëmije 5 vjeç, shkruan noa.al.

Ndërkohë nëna 40-vjeçare e vajzës deklaroi se edhe ajo është martuar 13 vjeç e gjysmë dhe se i shoqi është 22 vjeç, me të cilin ka 11 fëmijë.

“Ime bijë e njohur të fejuarin vetë, por edhe ne e njihnim. Ishte dashuri e vërtetë, nuk i mungon asgjë prej tij. Ne u siguruam që duhen dhe kështu që e miratuam martesë”, tregon gruaja. Familja e së miturës jeton përgjatë lumit Brenta. /a.y/noa.al