Transmetuar më 17-02-2020, 08:30

Mendon se është prekur nga koronavirusi dhe var veten në një pemë në varreza. Është kjo mënyra në të cilën i dha fund jetës një burrë 50 vjeç në Indi, i bindur se ishte prekur nga koronavirusi, për të mos ia ngjitur familjes së tij.

K.Bala Krishna, ishte kuruar nga mjekët e Tirupati nga temperatura e lartë, por ata e siguruan se nuk ishte prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e cila numëron mbi 1600 të vdekur në të gjithë botën.

Por pavarësisht garancisë së mjekëve, Krishna nisi që të shihte video për virusin në celular dhe krijoi bindjen se edhe ai ishte i prekur nga koronavirusi.

Kështu vendosi që ti jepte fund jetës, pasi druante se mos ia ngjiste familjarëve të tij, shkruan noa.al.

“Im atë pa video për koronavirusin gjatë gjithë ditës dhe nuisi të na thoshte se kishte simptoma të tilla. Na sulmoi kur i thamë se nuk kishte sëmundje vdekjeprurëse”, tregon i biri Bala Murali, lidhur me ditën e fundit të jetës së të atit, i cili të martën e 11 shkurtit, i dha fund jetës duke u varur në litar. /a.y/noa.al