Transmetuar më 15-02-2020, 08:18

Luiza Gega është shpallur sportistja më e mirë e kontinentit për muajin janar 2020, nga Shoqata Europiane e Atletikës, “European Athletics”.

Ky vlerësim për sportisten shqiptare erdhi pak ditë pasi ajo përmirësoi rekordin e saj kombëtar në 3000 metra, duke e ndalur kronometrin në kohën 8:44.46.

Fillimisht ajo është bërë pjesë e një sondazhi si një ndër 5 sportistet më të mira dhe në bazë të votave të mbledhura është shpallur fituese e titullit atletja më e mirë europiane për muajin janar.

Po ashtu, Gega është shpallur edhe atletja më e mirë për distancat gjysmë të gjata (kategori që përfshin garat e 800, 1500 dhe 3000 metrave), duke lënë pas atlete të tjera shumë të afta.

Këto janë arritje të mëdha për Luizën, që edhe një herë i ka bërë shqiptarët të ndihen krenarë me të.

View this post on Instagram

𝘚𝘪 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦 𝘫𝘦𝘮 𝘮𝘦 𝘦 𝘭𝘶𝘮𝘵𝘶𝘳 𝘴𝘦 𝘴𝘢 𝘵𝘢 𝘯𝘪𝘴 𝘩𝘢𝘱𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘴𝘦𝘻𝘰𝘯𝘪𝘵 𝘵𝘦 𝘨𝘢𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘮𝘦 𝘯𝘫𝘦 -1 -𝘙𝘦𝘬𝘰𝘳𝘥 𝘵𝘦 𝘳𝘪 𝘬𝘰𝘮𝘣𝘦𝘵𝘢𝘳𝘦 3000m 8.44.46 ,𝘗𝘦𝘳𝘴𝘰𝘯𝘢𝘭 𝘣𝘦𝘴𝘵 ,𝘝𝘦𝘯𝘥𝘪 3-𝘵𝘦 𝘕𝘦 “𝘸𝘰𝘳𝘭𝘥 𝘢𝘵𝘩𝘭𝘦𝘵𝘪𝘤𝘴 𝘪𝘯𝘥𝘰𝘰𝘳 𝘵𝘰𝘶𝘳” 𝘒𝘈𝘙𝘓𝘚𝘙𝘜𝘏𝘌 2020. 𝘋𝘩𝘦 𝘢𝘫𝘰 𝘲𝘦 𝘮𝘦 𝘨𝘦𝘻𝘰𝘯 𝘮𝘦 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦 𝘦𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘮𝘦𝘯𝘺𝘳𝘢 𝘴𝘦 𝘴𝘪 𝘶 𝘯𝘥𝘫𝘦𝘷𝘢, 𝘮𝘦𝘻𝘪 𝘱𝘳𝘦𝘴 𝘵𝘦 𝘨𝘢𝘳𝘰𝘫 𝘱𝘦𝘳𝘴𝘦𝘳𝘪. 𝘋𝘶𝘢 𝘵𝘦 𝘧𝘢𝘭𝘦𝘯𝘥𝘦𝘳𝘰𝘫 𝘯𝘨𝘢 ❤ 𝘵𝘳𝘢𝘯𝘫𝘦𝘳𝘪𝘯 𝘵𝘪𝘮 @taulantstermasi 𝘱𝘦𝘳 𝘵𝘦 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦 𝘴𝘢𝘬𝘳𝘪𝘧𝘪𝘤𝘦𝘯 𝘲𝘦 𝘢𝘪 𝘣𝘦𝘯. Dhe dua te falenderoj @olympicalbania qe ben te mundur prej vitesh grumbullimet e mia qe jan kaq te rendesishme. @raiffeisen.bank.shqiperi @springalbania @spitaliamerikan @policiaushtarake @bashkiatirane , familjen time dhe te gjithe ato persona qe mbeshtesin endrren time 🙏🏽. Faleminderit nga zemra sepse pa suportin tuaj nuk munde te jem ketu ku jam. . . . #indoortour #karlsruhe #nationalrecord #happy #healthy #stronger

A post shared by 🅻🆄🅸🆉🅰 🅶🅴🅶🅰 (@luizagega) on