Parashikimi i motit për nesër, ndryshojnë ndjeshëm temperaturat
Transmetuar më 14-02-2020, 23:56

Pas të ftohtit dhe shirave  që mbizotëruan sot në të gjithë vendin, moti do të ketë një përmirësim të ndjeshëm.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites së 15 shkurtit do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Por në mesditë dhe në vijim parashikohet të kemi përmirësim gradual te kushteve atmosferike duke i zhvendosur vranësirat drejt zonave Lindore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë.

Loading...