Transmetuar më 14-02-2020, 12:59

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një tjetër miqësore gjatë muajit mars.

Përveç përballjes me Sllovenisë, e cila ishte vendosur më parë për t’u luajtur në datën 30 mars, përfaqësuesja kuqezi do të zbresë në fushë tre ditë më parë për të luajtur kundër San Marinos.

Konfirmimi ka ardhur nga federata e këtij vendi, me anë të një njoftimi në adresën zyrtare në internet.

Në këto sfida, tekniku Edi Reja do të ketë mundësinë të provojë shumë lojtarë, që nga ana e tyre do t’iu jepet shansi për të treguar veten.