Transmetuar më 14-02-2020, 09:28

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë ka zhvilluar dje një takim me ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Faceboook, ambasada amerikane teksa ka shkruar për këtë takim të zhvilluar mes tyre jep detaje rreth asaj që është nënvizuar në bisedë.

“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit.

Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. #SHBAQendronKrahShqiperise“- shkruan Ambasada e SHBA./b.l/noa.al/