Transmetuar më 14-02-2020, 09:32

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se pati një takim shumë të frytshëm me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Ai bëri me dije pas takimit të mëngjesit të sotëm, se Shqipëria ndodhet në krizë të thellë kushtetuese dhe politike dhe se këtë e tregojnë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që ka çuar në Kuvend për miratim një ligj, që sipas tij, forcon kapjen e shtetit dhe minimin e të drejtave kushtetuese.

Kreu i opozitës deklaroi se ruga e daljes është e qartë, kthimi i legjitimitetit të institucioneve.

“Jeta e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar nuk është i shqiptarëve por i një grupi pushtetarësh dhe oligarkësh të lidhur me krimin. Kjo nuk është demorkaci dhe shtet ligjor. Diskutuam problematikën e shtuar nga një qeveri që mbron krimin dhe rruga e daljes kthimi në legjitimitet i institucioneve, një qeveri që ka dalë nga bashëpunimi me bandat e krimit të organizuar, do i shërbej atyre. Jemi përballë dy zgjedhjeve: Do vazhdojmë me Shqipërinë e 12 oligarkëve, apo do ua kthejmë shqiptarëve, me zgjedhje të lira dhe demokratike dhe jo shfaqje”, u shpreh Basha.

Lidhur me propozimin e opozitës për qeveri teknike, ai tha se nuk e kërkojnë për veten, pasi shtoi se sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugën një zgjidhje për shqiptarët.

“Nëse pala tjetër do përdor pushtetin e paligjshëm, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takon një shoqërie europiane me një grup njerëzish që kanë marrë pneg vendin”, deklaroi kryedemokrati. /a.y/noa.al