Transmetuar më 14-02-2020, 09:17
Foto ilustruese

Goditet një rast i shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla, duke vënë në pranga një person në Elbasan.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, u bë arestimi i B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë,

si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al