Transmetuar më 14-02-2020, 09:00

Pavarësisht ëmbëlsisë që ka shfaqur gjithnjë në ekran, moderatorja e njohur, Bieta Sulo është treguar përherë tepër e rezervuar rreth raportit me bashkëshortin e saj, Alban Dudushi.

Dyshja ka treguar se fundjavat zgjedhin t’i kalojnë herë pas here në natyrë së bashku me fëmijët, megjithatë nuk kishin publikuar asnjë foto më të ëmbël se kjo e një nate para Shën Valentinit.

Ka qenë Bieta ajo e cila ka ndarë me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa pamje ku shfaqet pranë Albanit, duke u puthur në dëborë.

“Në prag të Shën Valentinit mund t’ia lejojmë vetes disa foto të tilla”, ka shkruar moderatorja krah postimit më të fundit./b.l/noa.al/