Transmetuar më 14-02-2020, 09:03

Një shqiptar i moshës 26-vjeçare është dënuar me katër vite burg, nga një gjykatë angleze në Lewes.

Bëhet fjalë për Romeo Vrapin, i cili u deklarua fajtor të enjten e javës së kaluar për drogë.

Në gjykatë i riu shqiptar ka deklaruar se ka mbërritur në Angli i detyruar.

Më tej pretendon se është detyruar që të shpërndajë drogë, pasi e kanë kërcënuar me familjen.

Arrestimi i Vrapit u bë më 17 qershor 2019, ku teksa lëvizte me biçikletë shpërndante lëndë narkotike. Gjatë kontrollit policia e Sussex i gjeti 170 gramë kokainë dhe një sasi tjetër kanabisi, bashkë me një shumë të konsiderueshme parash.

Po ashtu Vrapit iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar. /a.y/noa.al