Parashikimi i motit, e premte 14 shkurt 2020
Transmetuar më 14-02-2020, 08:44

Nëse kishit planifikuar që këtë Shën Valentin ta kaloni te Liqeni në Tiranë, ndryshoni urgjentisht planet.

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me vranësira të shumta gjatë paradites, ku reshjet fillojnë në zonat veriore dhe gradualisht përfshijnë të gjithë vendin, ku pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe lokalisht intensiv.

Por në orët e vona të mbrëmjes parashikohet të kemi përmirësim të motit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga -1°c deri në 14°c.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi 6 ballë./b.l/noa.al/

Loading...