Transmetuar më 14-02-2020, 08:46

“Sapo zbriti e njoha dhe i thashë se do kisha preferuar të të njihja në rrethana të tjera, por s’ka gjë edhe kështu”.

Makina e Ignacio Fernandez u përplas nga ajo e futbollistit dhe trajnerit legjendar Zinedine Zidane, fundjavën e lënë pas në zonën e Valdebebas, të Madrid.

Ai e tregon historinë në media dhe thotë se, “Kur pashë se ishte Zidane, u qetësova, të paktën e dija të sigurtë se do mi paguante të gjitha dëmet”.

Fernandez tregon se shkëmbyen numrat me Zizou, për të shmangur numrin e kuriozëve.

“I kërkova që të bënim një fotografi selfie, pasi njerëzit nuk do më besonin se më përplasi Zidane. Ai u tregua shumë i sjellshëm dhe pranoi. Hoqi kapelen dhe u fotografuam. I thashë edhe se nëse donte mund të shtireshim sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, tregon ai.

Më vonë mori një telefonatë falenderuese nga një përfaqësues i Zidane, i cili i tha se trajmneri e kishte me ngut për në stërvitje.

“Më falenderoi që nuk e mbajta gjatë duke i kërkuar autografe, bluza e bileta. Por i thashë se futbolli nuk më intereson shumë”, përfundon Fernandez. /a.y/noa.al