Transmetuar më 14-02-2020, 07:43

Ra në tokë në dyshemenë e vagonit të një treni, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij bërtisnin “largohuni, është i infektuar me koronavirus”.

Një shaka e cila i kushtoi shumë ideatorit të saj, një youtuber i ri, i cili rrezikon deri në pesë vite burg.

Kriza e rremë e epilepsisë ndodhi në metronë e Moskës, ku videoja që noa.al sjell më poshtë fillimisht u ngarkua në kanalin e YouTube Kara Prank nga i riu dhe më tej u hoq po prej tij.

Policia arrestoi të dyshuarin, ndërkohë që janë shpallur në kërkim miqtë e tij.

Ngjarja në fjalë ndodhi në 2 shkurt, mes stacioneve “Polezhayevskaya” dhe “Ulitsa 1905 Goda”, ku i riu ra përtokë, duke inskenuar një krizë të papritur, çka shkaktoi panik mes pasagjerëve, për shkak të koronavirus.

I riu i akuzuar është 25-vjeçari Karomatullo Dzhaborov nga Taxhikistani. /a.y/noa.al