Ronaldo i heq fitoren Milanit, VAR “vendos” fatin e ndeshjes
Transmetuar më 13-02-2020, 23:51

Milan dhe Juventus janë ndarë në barazim 1-1, në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Dueli foli në favor të bardhezinjve që e mbyllën sfidën me një rezultat premtues për kualifikimin, falë një penalltie në minutën e fundit të akorduar me VAR pas prekjes së topit me dorë.

Milan dominoi pjesën e parë të ndeshjes, duke u afruar shumë shpesh në portën e bardhezinjve ku Bufon iu desh të bënte ndërhyrje vendimtare duke ndalur emra si Calhanollu, Ibrahimoviç e Rebiç.

Në minutën e 61-të të ndeshjes, ishte Rebiç ai i cili shfrytëzoi në harkim në zonë për të mposhtur Bufon dhe për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Milan dukej në kontroll të plotë por bardhezinjve nder u bëri kartoni i kuq i Hernandez, i cili la me 10 futbollistë ekipin e tij në 20 minutat e fundit.

Juventusi sulmoi me ngulm me të gjithë forcat, duke hedhur në fushë edhe Higuain dhe më në fund gjeti episodin vendimtar me roveshatën e Ronaldos, që u ndal me dorë nga mbrojtësi Kalabria.

Milan protestoi por VAR vendosi për një 11-metërsh të diskutueshëm.

Ronaldo shënoi nga pika e bardhë dhe ia doli të barazonte shifrat duke marrë një rezultat që lehtëson disi situatën e Sarrit dhe favorizon për kalimin e turit.

Milan-Juve 1-1

61’ Rebiç / 90′ (11-m Ronaldo

Loading...