Transmetuar më 13-02-2020, 22:31

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër sot me gazetarët e ftuar në studion “Opinion”. Ai i ka fyer disa herë ata, duke iu drejtuar Blendi Fevziut, të ngrejë nivelin e debatit.

Pak kohë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan, i konsideruar si një nga krerët e bandave në Elbasan.

Kjo foto shkaktoi debate të forta në emisionin “Opinion” midis kreut të qeverisë dhe gazetares Klodiana Lala, debat i cili u shoqërua edhe me fyerje.

Klodiana Lala: Zt. a ishit ju në dijeni për rrezikshmërinë e këtij personi që sipas policisë ka prirje të theksuara kriminale? OFL deklaroi se ka drejtuar një bandë dhe ka urdhëruar vrasje!

Edi Rama: Jo! Nuk isha i informuar. Kam bërë edhe një foto tjetër shumë vite më parë dhe e kishin vënë në mur.

Lala: Keni bërë takimet e Partisë Socialiste. Keni bërë takimet në pronën e një personi që konsiderohet si një nga krerët e bandave në Elbasan. Jeni shoqëruar nga njerëz që kanë informacion për qytetin.

Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e Partisë Socialiste janë të Partisë Socialiste.

Lala: Por policia ka për detyrë të ruaj edhe kryeministrin.

Rama: Kishte hall mos më vrisnin tek ai hoteli?

Lala: Ky zotëria këtu, i keni çuar një formular, atë vajzën simpatike me syze dhe kapele. Mos më ironizo, mos më intimido.

Rama: Ti po më intimidon mua me nivelin rrazotera të komunikimit.

Lala: Më lër të rendis faktet dhe mund të intimidoni sa të doni por faktet nuk i intimidoni dot. Zotërisë i keni dërguar një letër për të deklaruar pasurinë. Sipas Policisë së Shtetit ky zotëria duhet të ishte prapa hekurave. Do të duhet të ishin zbardhur atentatet sepse i ka mbijetuar dy atentateve dhe të vrarëve brenda familjes së tij. Po e trajtonin këtë historinë e OFL si akt normativ, i cili është antikushtetues. Por, nuk dua t’i hyj kësaj.

Rama: Mos i hyr fare se qenke tap-topi në këtë pjesë, merru me fushën.

Lala: Ke shkuar në pronën e një krimineli.

Rama: E para e punës, mësohu që kur më drejtohesh mua, meqë pretendon se je e fushës…

Lala: Nuk pretendoj, kam arsimimin përkatës.

Rama: Unë qahesha nga Mark Marku, po kjo qenka… Qetësohu! Unë do merrem me çfarë të dua unë. Ke 10 minuta që flet përçart. Rrr..rr..kur ndalon!

Fevziu ngre zërin: O Klodi, mos i ndërhy se merret me ty dhe të merr kohë. Lëre mos i ndërhyj se merret me ty dhe ikën 40 minuta.

Lala: Mund të na japësh përgjigje?

Rama: Unë do të jap përgjigje kur t’i të mbyllësh gojën dhe të flasë unë. Se ti paske problem me frenat.

Lala: E ke parasysh atë shprehjen popullore; Shtati pyll dhe mendja fyll!

Rama: Sa i përket fotografisë nuk kam asnjë pishman. Nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Unë dal në hollin e një hoteli dhe vjen dikush dhe unë bëj. Unë futem kudo.

Kryeministri Rama është përplasur mbrëmjen e sotme edhe me analistin Ervis Iljazaj të cilit i ka thënë sse nuk e njeh fare dhe se nuk e ka idenë se kush është.

Iljazaj: Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e akuzuarit jot ë akuzuarit. Ka ndryshuar dhe duhet ta provojë zoti kryeministër

Rama: Dëgjo këtu dëgjo se kisha shpresën se ishe ndonjë i zgjuar.

Iljazaj: S’kam ardhur për ju këtu

Rama: Kjo gjë ndodh kur bëhet fjalë për mafioz

Iljazaj: Është bërë filozofi qeverisëse….

Rama-Fevziut: Do ta ngresh nivelin ti apo jo?

Iljazaj: Nivelin tim se verifikoni dot ju se ma kanë verifikuar profesorë me mjekër te gjuri. Edhe më të gjatë se tuajën. Ju meqë keni future këtë frymë, vërtetojeni tani

Rama: Ou ouou

Fevziu: S’ke të drejtë ta ofendosh

Rama: Po ç’a thua s’e ofendova fare….

Teksa flitej për denoncimet e opozitës në lidhje me makinën “Lincoln”, që sipas tyre është e blinduar dhe Rama u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë, kryeministri u shpreh se ato media që e publikuan këtë gjë kanë shpifur.

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari.

Rama: Tani kur thua 100 gënjeshtra dy të vërteta do të të dalin. Se del gazeta e këtij dhe thotë në faqe të parë ‘kryeministri ikën me makinë të blinduar’.

Rakipllari: Ju lutem, zoti kryeministër se e dimë që keni pasur ëndërr të jeni kryeredaktor gazete

Rama: Jo, jo nuk kam pasur ëndrra të tilla unë. Por unë mundtë bëj botuesin shumë mirë…

/NOA.al