Transmetuar më 13-02-2020, 22:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Serbisë.

“Për ta bërë rajonin tonë më të sigurt, më të besueshëm dhe mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë në Shqipëri, në Serbi e Kosovë, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendet e tyre, është e domosdoshme një frymë e re e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike, për të mos qenë më peng i tyre”, tha Meta në mesazhin e tij.

“Duke e falenderuar Ambasadorin Miroljub Zariç për pritjen e ngrohtë,”, shtoi presidenti, – “shpreha bindjen se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për anëtarësimin e vendit në tyre në Bashkimin Europian, është ende e fortë”.

“Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë!”, mbyll mesazhin e tij, përmes një statusi në Facebook, Presidenti Ilir Mea, pas ceremonisë së sotme me rastin e Festës Kombëtare të Serbisë./NOA.al