Transmetuar më 13-02-2020, 21:00

Aktorja dhe moderatorja e njohur Klea Huta ka reaguar pas një situate të shëmtuar që i ndodhi asaj sot, duke qetësuar disi njerëzit e saj, sidomos të afërmit.

Kleas i kishin vjedhur profilin Facebook, ku edhe i publikuan imazhe dhe video pornografike.

Moderatorja pas shumë orë tensionesh ka arritur që ta marrë llogarinë  e saj, që ndiqet me mbi 100 mijë vetë.

Ajo tha se u deshën mbi 10 orë “luftë”, duke kontaktuar me stafin e Facebook, që të mund të kishte sërish akses. Megjithatë, pas ngjarjes nuk dihet nëse ajo ka bërë denoncim në polici, pasi një rast i tillë është vepër penale.

Ajo e ka konsideruar incidentin të “shëmtuar dhe të mjaft të ulët”.

Postimi i plotë i Klea Hutës:

Miq dhe ndjekes

Incidenti i sotem ishte i shemtuar dhe mjaft i ulet. Une personalisht ndihem shume keq nga kjo qe ndodhi dhe u deshen 10 ore lufte qe te mund te kisha serish akses ne profilin tim.

Deri tani besojme qe jemi ne rregull.

Shpresoj te kem mirekuptimin tuaj dhe te vazhdojme me planet tona.

/NOA.al