Transmetuar më 13-02-2020, 20:46

Një i ri shqiptar ka humbur sot jetën në një aksident tragjik në Itali.

Mediat e vendit fqinjë raportojnë se si pasojë e aksidentit humbi jetën Endri Zaimi, 25 vjeç, i cili jetonte në Alpago dhe ishte punëtor i një kompanie.

Indrit Zaimi la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël jetimë.

Shqiptari kishte mbaruar turnin e natës dhe po kthehej në shtëpi, kur edhe u përplas nga një kamion.

Kamioni, i ngarkuar me materiale ndërtimi nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga ky aksident. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit, ndërsa shqiptari po drejtonte një makinë tip “Volvo V50”, që është shkatërruar plotësisht.

Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti./NOA.al