Transmetuar më 13-02-2020, 20:21

Dy persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

Personi i dyshuar që ka qëlluar dhe ka plagosur dy të tjera, sipas policisë, është arrestuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në Kolovicë të Prishtinës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Ahmeti ka bërë të ditur se me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar.

“Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e policisë.

/NOA.al