Transmetuar më 13-02-2020, 20:13

Bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë sonë. Për shkak të rolit të dobët të shtetit, ky sektor ka vuajtur për mbështetje dhe politika të nevojshme zhvillimi.

Në Shqipëri ka rreth 7233 lloje bimësh të cilat formojnë thuajse 32% të të gjithë florës së Evropës.

Këtu futen edhe ato aromatiket apo mjekësoret që janë përdorur gjerësisht nga mjekësia popullore ndër shekuj.

Ndër to renditen dhe ato që në botë kërkohen vazhdimisht, e madje edhe eksportohen nga vendi ynë.

Qindra hektarë sipërfaqe e kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, e bëjnë Shqipërinë vend lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë Euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor, dukë përbërë 19% të eksporteve totale të vendit.

Mbështetja për zhvillimin e bizneseve për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike ka ardhur edhe nga programet e institucioneve qeveritare.

Ky sektor shihet me potencial të rëndësishëm në rritjen e punësimit dhe ekonominë e vendit.

Por konkretisht cili është program që do të ndiqet për prodhimin e tyre.

Skema kombëtare e mbështetjes 2020, subvencionon fermerët që do të mbjellin bime mjekësore e aromatike në vlerën 200 000 lekë për hektar.

Por jo më shumë se 1 000 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh, ndërsa për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim, SHBB), jo më shumë se 4 000 000 lekë.

CiIët janë Kriteret e Pranimit?

Udhëzimi që shoqëron skemën kombëtare të mbështetjes, përcakton se, sipërfaqja e mbjellë:

Për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2 ha,

Për grup fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm,

Për SHBB-të, jo më pak se 5 ha.

Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

/NOA.al