Transmetuar më 13-02-2020, 16:11

Një histori e abuzimit seksual është trajtuar në Shqipëri, ku ish-gruaja akuzon partnerin se e ka përdhunuar për 10 vite nga bashkëshorti.

Ishte Faik Çekrezi që u shfaq në emisionin “Me zemër të hapur” ku akuzoi ish-gruan e tij Lirie Dosku se e ka braktisur dhe e ka larguar prej fëmijëve.

Pas deklaratës së tij, në studio ndërhyri Liria me një lidhje të drejtpërdrejtë ku rrëfeu përdhunimin duke e quajtur ish-bashkëshortin "mostër".

65-vjeçare nuk e pranoi dëshminë e rëndë dhe u largua nga studioja duke hedhur akuza më të forta për ish-gruan.

“Unë po iki, faleminderit për gjithçka. Unë e gjej vetë formulën se ku do vete sot. Ajo të tregojë të vërtetën që është martuar disa herë. Të njoftoni policinë dhe të vijnë të më arrestojnë, dalë e drejta. 90 herë e martuar, e virgjër thotë ajo”, tha Faiku dhe më pas doli nga studioja./a.m/noa.al