Transmetuar më 13-02-2020, 08:08

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në një shkollë në Kosovë. Një mësues ka ndëshkuar në mënyre unike nxënësin e tij duke i prerë flokët në klasë.

Ngjarja ndodhi këto ditë në Livoqin e Poshtëm të Gjilanit. Por ajo që të habit është se ndëshkimi është miratuar nga vetë familjarët, ndërsa është pasuar nga heshtja e drejtuesve të insitucionit arsimor.

Mësuesi që për pak çaste ushtroi profesionin e berberit është Xhelal Elezi i cili jep lëndën e gjeografisë.

Nxënësi ka refuzuar për pak moment të ndëshkohej, por më pas iu desh ti bindej urdhrit të mësuesit.

Mësuesi pretendon se ka lejen e prindërve të tij për qortime edhe për ushtrimin e dhunës ndaj tij.

Këtë e vërtetoi edhe babai i nxënësit në një bisedë telefonike, raporton ‘Klan Kosova’.

Babai thotë se djali i tij kishte sjellje jo të mira lidhur me këtë rast.