Kupa e Italisë/ Napoli prek gjysmëfinalet, mposht Inter në “Guiseppe Meazza”
Transmetuar më 12-02-2020, 23:47

Napoli ndal Inter në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me rezultat 1-0.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Napoli merr një fitore që a afron me kualifimimin, për ndeshjen e kthimit, ndeshje që do të luhet më 5 mars.

Ndeshja ishte e barabartë me zikaltërit që kishin pak më shumë nga loja.

Dries Mertens rrezikoi i pari në këtë ndeshje në minutën e 11-të, ndërsa Interi u kundërpërgjigj me një rast nga Lautaro Martinez pak minuta më vonë,

Rastin më të mirë në pjesë e parë e kishte Pietor Zielinski, por pa sukses.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Fabian Ruiz në minutën e 57-të.

Spanjolli shënoi një gol shumë të bukur në portën e Interit.

Interi provoi të bëjë diçka kah fundi i ndeshjes, por nuk kishte sukses.

Megjithatë, Inter duket më i fokusuar nga titulli kampion.

Inter pas fitores 4-2 në derbi ndaj Milan, ka po aq pikë sa Juventus, në krye të Seria A.

Napoli mban vendin e 11-të në kampionatin italian dhe me fitoren e sotme ndaj Inter duket më i fokusuar nga trofeu i dytë në Itali./NOA.al

Loading...