Nëna shqiptare braktis foshnjën në maternitet
Transmetuar më 12-02-2020, 00:02

Nuk është hera e parë që nëna braktis fëmijën.

Një 26 vjeçare nga Tetova e Maqedonia e Veriut e ka braktisur foshnjen e porsalindur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë Jakup Ismaili.

"Po, është e drejtë e saj që ta mbajë ose jo foshnjen. Mirëpo unë për shkak të sqarimit të rastit e kam njoftuar policinë që po e heton rastin. Poashtu me rastin janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Ferizaj" – tha Ismaili.

Ai shtoi se foshnja është mirë me shëndet dhe është dërguar në Klinikën e Neonatologjisë.

“Foshnja ka lind dje. Është djalë. Është mirë me shëndet. Ka lindur me peshë mbi tre kilogramë. E kemi dërguar në Klinikën e Neonatologjisë “- shtoi Ismaili.

Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë 26 vjeçaren nga Tetova ta ndërmerrë një hap të tillë. Ajo mësohet se është shqiptare e shtetit fqinj./NOA.al

Loading...