“Klima e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja”, Ambasada e SHBA: Zhgënjyese
Transmetuar më 11-02-2020, 16:00

Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur e zhgënjyer në lidhje me klimën aktuale të biznesit në vendin tonë.

Në reagimin e saj ambasada bën me dije se është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja, ndërsa bën thirrje që të zbatohen rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset.

Ata kërkojnë që qeveria shqiptare të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.

"Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja.

Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme", thuhet në njoftim./b.l/noa.al/

Loading...