Parashikimi i motit për sot 11.02.2020
Transmetuar më 11-02-2020, 00:03

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore më të ngrohta mesdhetare relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E hëna që lamë pas u karakterizua nga mot me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje të pakta shiu në zonën Veriperëndimore. 

Era ishte herë herë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Temperaturat ishin me rritje nga -1°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 15°C gradë Celcius.

E Martë 11 Shkurt 2020

Këtë të martë moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje të pakta shiu në zonën Veriperëndimore.

Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 20°C mesdita në bregdet.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  2/14°C

Zonat e ulëta  8/22°C

Zonat bregdetare 10/20°C

Këto kushte të motit mbeten deri ditën e premte kur parashikohet ardhja e një sistemi vranësirash, i cili sjellë reshje me intesitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

A do të ketë ciklon?

Loading...