Stuhia përmbyt vendin, të rinjtë shkojnë “ta djegin” në klube nate
Transmetuar më 10-02-2020, 18:36

Mbrëmjen e kaluar, Britania dhe disa vende të tjera të Europës u goditën nga stuhia "Ciara" që ka shkaktuar dëme e përmbytje të mëdha.

Era ecte me shpejtësi deri në 160 km/h dhe nuk mungonin reshjet e dendura të shiut që shkaktuan kaos dhe panik kudo.

Në disa zona të Britanisë ndodhi e kundërta. Të rinjtë nuk hezituan që të mos realizonin planet e tyre për shkak të motit.

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, duket se ata nuk shqetësohen aspak për stuhinë dhe vijojnë duke ecur për të përjetuar argëtimin e radhës.

Britanikët njihen për festat e shfrenuara ku nuk mungon alkooli dhe rrëmuja në rrugë.

Loading...