Transmetuar më 10-02-2020, 15:53

Këtë javë, disa shenja të zodiakut do të kenë shumë fat dhe do të përballen me gjëra plot pozitive. Astrologjia është një cikël i vazhdueshëm sfidash dhe shpërblimesh, dhe nëse i keni mbijetuar betejave njëra pas tjetrës, lajmi i mirë është se gjithmonë ka diçka të bukur që ju pret në fund.

Java e 10 shkurtit 2020 do të jetë mjaft e mirë për disa shenja, prandaj bëhuni gati të korrni përfitimet e gjithë durimit dhe punës së palodhur. Nëse jeni një Dash, Peshore ose Ujor, është koha që të festoni.

Dashi

Ka diçka kaq romantike, të gëzuar dhe të bukur në lidhje me atmosferën tuaj dhe po ju mbush me besim dhe dashuri. Bota po vëren se si po shkëlqeni dhe po sillni të gjithë llojet e miqve të rinj në jetën tuaj. Komuniteti juaj po tërhiqet rreth jush dhe do t’ju kujtojë se nuk jeni kurrë vetëm. Askush nuk merr komplimente më shumë sesa ju, kështu që përgatituni të merrni vlerësimin.

Peshorja

Askush nuk e do romancën në jetën e tyre më shumë se një Peshore. Në fund të fundit, ju sundoheni nga Venusi, planeti i dashurisë dhe gjithmonë jeni duke u përgjëruar mbi një histori dashurie që ju sjell "flutura në stomak". Këtë javë, ju thjesht mund të gjeni veten si personazhi i përrallës më romantike akoma. Kënaquni dhe krijoni kujtime të reja me të dashurin tuaj që ju afrojnë edhe më shumë. Nëse jeni beqar, argëtohuni duke flirtuar me personin që ju bie në sy.

Ujori

E vërteta është se ju kurrë nuk e keni humbur fuqinë që keni pasur. Një vit i tërë ka ardhur dhe ka shkuar, dhe kthimi juaj diellor është një kujtesë se çdo sfidë mund të kthehet në diçka pozitive në fund. Merreni këtë guxim për tu përballur me më shumë rreziqe gjatë vitit që vjen, sepse nuk do të keni asnjëherë sukses në qoftë se nuk përpiqeni./a.m/noa.al