Oscars 2020, Bred Pit rrëmben Oskarin e parë si aktor
Transmetuar më 10-02-2020, 02:55

Aktori Bred Pit mori sonte Oskarin e parë si aktor, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që po zhvillohet aktualisht në SHBA.

Bred Pit fitoi si aktor joprotagonist (mbështetës) në filmin "Once upon a Time…in Hollywood" (Na ishte një herë në Hollivud).

Më herët Brad Pit kishte fituar një tjetër Oskar, si producent filmi.

Pit ishte kandidat mes yjeve të kinemasë si Al Paçino, Xhoe Peshi, Antoni Hopkins, Tom Henks, etj.

Kur u shpall fitues, Bred Pit u përqafua me Leonardo di Kaprion i cili pas shumë vitesh arriti dhe ai të marrë një Oskar që e pretendonte që nga Titaniku. /noa.al/

Loading...