Këmbimi valutor, trendi që i paraprin javës së re
Transmetuar më 10-02-2020, 00:22

Mbiçmini i lekut përballë monedhave europiane dhe amerikane po vazhdon me ritmet e zakonshme të më shumë se 2 viteve të fundit.

Tashmë euro është katandisur rrotull 120 lekëve duke bërë që të zhvlerësohen kursimet e shqiptarëve në këtë monedhë.

Këmbimi valutor në njësitë e këmbimit

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Kursi i këmbimit sipas BSH

Loading...