Transmetuar më 09-02-2020, 21:07

Sot në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje e ashpër mes shqiptarëve dhe serbëve, në komunën e Fushë-Kosovës.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë sipas raportimeve tre persona janë të lënduar pas kësaj mosmarrëveshje.

Ata po trajtohen në spital pas ngjarjes.

“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet tyre. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, nga të dhënat e para, shkak i sherrit ka qenë një një mosmarrëveshje për parkingun./NOA.al