Transmetuar më 09-02-2020, 19:14

Ylli i Juventus dhe i Portugalisë, Cristiano Ronaldo një ditë më parë festoi 35-vjetorin e lindjes.

Në një intervistë të fundit, CR7 veçoi edhe një herë golin që i shënoi legjendës Buffon si më të bukurin e repertorit të tij.

“Goli im më u bukur është ai kundër Juventusit, ai me roveshatë, është pa dyshim më i vështiri”, tha ai.

Edhe pse po i afrohet 20 viteve karriere si profesionist dhe numëron trofe të shumtë me klubet ku ka luajtur, sidoemos me Real Madrid, në aspektin individual, portugezi thotë se ka ende shumë uri.

“Aktivizimi me Juventusin më jep mundësinë të fitoj Championsin. Kemi një skuadër të mirë, por e dimë që do të jetë shumë e vështirë.”

Pas festës së surprizës që i bëri e fejuara Georgina (i dhuroi një automjet me vlerë 600 mijë euro), Ronaldo dha intervistë për Canal 11, duke kujtuar se nuk e mendonte që do të kishte këtë karrierë:

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të fitoja atë që unë kam arritur. Imagjinoja se në moshën 35-vjeçare do të isha duke peshkuar në Madeira. Janë shumë faktorë që ndikojnë në suksesin në Champions, por i kemi cilësitë për t’ia dalë mbanë. Do të ecim para hap pas hapi.”

Ronaldo konsiderohet sot një ndër sportistët më të suksesshëm në planet./NOA.al