Transmetuar më 09-02-2020, 18:51

Tatimet do t’u kërkojnë bizneseve që bashkë me dorëzimin e bilanceve vjetore, të depozitojnë edhe emrin dhe kartën e identitetit të financiares, ekonomistes, ose personit që ka bërë hartimin e bilancit.

Udhëzimi i ri do të hyjë në fuqi brenda muajit shkurt dhe synon të forcojë luftën kundër evazionit fiskal.

Aktualisht përgjegjësinë për mashtrimin e të dhënave të pasqyrave financiare që dorëzojnë kompanitë e mbajnë vetëm administratorët e firmës.

Por mësohet se me ndrryshimet ligjore, synohet zgjerimi i përgjegjësive edhe te financieri, i cili bën deklarime të pasakta me qëllim shmangien e pagesës së taksave.

Mbetet disi e paqartë ky lloj ndryshimi, pasi asnjë financier nuk besohet se i bën bilancen fiktive pa miratimin nga lart.

Gjithsesi, me këtë nisëm, tatimet do të mbledhin brenda korrikut të këtij viti të dhënat e llogarive financiare që kanë në banka apo institucione të tjera personat jo-rezidentë që banojnë në Shqipëri.

Fokusi do të përqendrohet te tatimpaguesit e mëdhenj, për të parë nëse kanë paguar në përputhje me ligjin taksat në Shqipëri.

Mësohet se 2019-ta u mbyll me një bilanc negative të mosrealizimit të tyre me 240 milion dollarë.

Rritja e të ardhurave në buxhet është një nga sfidat e autoriteteve fiskale.

/NOA.al