Dalin emrat/ Ja kush janë shqiptarët që luftuan me policinë greke, tre në pranga, dy ende në kërkim
Transmetuar më 09-02-2020, 18:29

Polica greke ka shkatërruar një organizate kriminale, që merrej kryesisht me grabitje, pas një operacion të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Korinthit.

Në operacion pati edhe shkëmbim zjarri, ku edhe besohet se dy prej tyre u plagosën.

Sot policia arrestoi edhe një çift shqiptarësh, të lidhur me ngjarjen, pasi dyshohet se furnizonin me makina grupin kriminal që merrej me grabitje.

Grabitësit survejoheshin prej disa ditësh prej agjentëve të policisë.

Operacioni për kapjen e tyre nisi në zonën e Kalamatës dhe u konkretizua në zonën e  Korinthit,ku anëtaret e bandës u përleshën me armë me policët grekë.

Prej përballjes se  armatosur, mbetën të plagosur dy shtetas shqiptarë, ndërsa i treti u arrestua pas disa minuta ndjekje në kodrat e zonës Akro Korinthit.

Në automjetin e tyre u gjetën armë kallashnikov dhe pistoletë, si dhe mjete që përdoreshin për t’u maskuar, kapuçë dhe paruke.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe thika, leva, gërshërë për të prerë metale etj.

Gjatë operacionit u arrestuan:

Eljon Deraj,

Andrea Caushaj,

Amarildo Caushaj

Në kërkim janë shpallur:

Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj.

Loading...