Parashikimi i motit, e diel 9 shkurt 2020
Transmetuar më 08-02-2020, 23:15

Gjatë ditës së dielë në territorin tonë do të mbizotërojë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në mesditë.

Sipas Meteoalb, gjatë pasdites dhe në vijim pritet që vranësirat te shtohen, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -5°C në 14°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë./b.l/noa.al/

Loading...