Transmetuar më 07-02-2020, 23:51

Po kalon tashmë kjo javë me ndryshime të mëdha të situatës meteorologjike.  Vendi pritet të ketë një fundjavë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të shtune 8 shkurt 2020, përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.

Temperaturat do të vijojnë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -6/6°C

Zonat e ulëta  1/13°C

Zonat bregdetare 4/13°C

Ju urojmë të kaloni një fundjavë të bukur!