Transmetuar më 07-02-2020, 12:20

Shkarkimi i Cristiano Panuccit vijon ti kushtoj arkave të FSHF-ës ndërsa si rrallë herë nuk kanë munguar as akuzat publike nga vetë Duka duke e cilësuar atë si një person që e kishte mendjen vetëm tek paratë dhe që nuk do të bëhej kurrë një trajner.

Panucci më në fund ka thyer heshtjen dhe për herë të parë flet për aventurën e tij të shkurtër në krye të kombëtares shqiptare në një intervistë për mediat italiane

“Kur unë e mora Shqipërinë, skuadra ishte në vendin e katërt të kualifikueseve për Botërorin 2018, në fund arritëm të tretët. Shqipëria është një vend shumë i komplikuar. Nëse pas 2016 ishte një pankinë e vështirë në Europë, ishte ajo e Shqipërisë.

Vinte nga Europiani ku merrte pjesë për herë të parë, të pranoja ta trajnoja ishte një gjysmë vetëvrasje sepse vështirë se mund të arrija ta kualifikoja. Në kualifikueset për Europian ishin në vazon e katërt, të përfundonim të tretët do ishte arritje, ta përfundonim në vendin e dytë do ishte një mrekulli. Por, kam qenë i lumtur, ishte një eksperiencë fantastike", shprehet Panucci.

Më tej ai ka sqaruar se me ka pasur një raport të shkëlqyer me djemtë, ndërsa thekson se, "Presidenti i Federatës ka lëshuar disa deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha unë presidenti nuk më ka ndërhyrë. Më ka lënë të punoja”.