Parashikimi i motit për sot, e premte 7 shkurt 2020
Transmetuar më 07-02-2020, 00:47

Situata meteorologjike me erë të fortë në këto momente, do të krijojë kushtet për kthjellime në orët në vijim dhe me rënie të mëtejshme temperaturash gjatë mbrëmjes.

Impuls i ajrit të ftohtë Arktik ka përfshirë Europën verilindore e cila po jep impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë temperatura të ulëta dhe rreshje bore.

Ditën e sotme (e premte) parashihet të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa në veri përsëri vranësira mesatare.

Era veriore, do të humbë gradualisht forcën e saj, por përsëri në bregdet hera herës do të jetë e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

Temperaturat negative gati në të gjithë vendin, do të krijojnë kushtet për ngrica në rrugë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -8ºC deri në 0ºC zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC

Loading...