Transmetuar më 06-02-2020, 22:18

Albin Kurti, i sapozgjedhur kryeministër i Kosovës, është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë-5 vjeçare, Lea.

Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014-s. Ata u betuan përpara njëri- tjetrit në Komunën e Prishtinës, nga kryebashkiaku, Shpend Ahmeti.

Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një emisioni në një media, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, – është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.

"Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi me gruan komunikoj në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që të hutohej vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.

Kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?

Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për bashkëshorte e kryeministrit të ri të Kosovës. Sipas KultPlus Rita Augestad Knudsen është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje.

Ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Rita Augestad Knudsen është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo)./NOA.al