Transmetuar më 06-02-2020, 21:16

Real Madrid ia dha lamtumirë Kupës së Mbretit duke u eliminuar në mënyrë të papritur në shtëpi nga Real Sociedad.

Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e turneut, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidan që shihej si favorite absolute, është mundur me shifrat 4-3 në “Santiago Bernabeu”.

Në pjesën e parë ishte pikërisht një futbollist i cili ka qenë pjesë e Real Madrid, Martin Odegard, ai që shënoi golin e avantazhit.  Në pjesën e dytë pritej reagimi i madrilenëve, por në fakt ata u tronditën nga dy gola të shpejtë të shënuar nga talenti suedez Aleksander Isak. Ai shënoi në minutat 54 dhe 56, duke bërë të heshtë “Santiago Bernabeu”.

Goli i Marcelos ngjalli përsëri shpresë, por Merino shënoi edhe të katërtin duke bërë që 20 minutat e fundit të ishin të ethshme e të shihnin madrilenët në sulm në kërkim të një barazimi gjithnjë e më pak të mundshëm.

Rodrigo gjeti rrjetën në minutën e 81-të dhe Reali iu afrua më shpesh portës kundërshtare. Por vendasit tundën rrjetën vetëm në minutën e tretë shtesë me anë të Naço.

Real i dha lamtumirën Kupës së Mbretit me këtë humbje befasuese, duke i hapur rrugë Real Sociedad që shkoi drejt gjysmëfinaleve. Barcelona po luan në mbrëmje me Atletiko Bilbao, për një vend në gjysmëfinale, ku shpreson të mos përsërisë gabimin e rivalit të saj historik./NOA.al