Transmetuar më 04-02-2020, 22:41
I ftohti polar që ka Europën Veriore dhe atë Lindore, po i afrohet edhe Shqipërisë.
Gjatë orëve të mëngjesit ditën e nesërme, Shqipëria do të karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.
Dëbora pritet të mbulojë pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të vriojnë nga vlerat -7°C në 11°C.
Ndërsa në orët e mesdites parashikohe një përmirësim i përkohshëm, por pasditja dhe mbrëmja do të rikthehet me reshje në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 80 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzimi 7 ballë.
/NOA.al