Transmetuar më 04-02-2020, 00:01

Tre vite më parë, më 3 shkurt 2017, letrat shqipe humbën një nga personalitetet më të shquara.

Dritëro Agolli, u nda nga jeta duke lënë pas një thesar të madh.

Lindi ne Menkulas te Devollitmë 1931. Dramaturg, skenarist, shkrimtar i shquar i letersise shqipe, publicist, veprimtar politik. Ishte kryetar i LSHA-se nga viti 1973-1992, deputet i Kuvendit Popullor ne disa legjislatura. Pas mbarimit te gjimnazit ne qytetin e Gjirokastres, vijoi studimet e larta per letersi ne Moske, ish-Bashkimi Sovjetik.

Poet dhe prozator i shquar. Ka levruar ne shume gjini te letersise: ne poezi me poemat Devoll, Devoll, Poeme malore, Hapat e mia ne asfalt, Nene Shqiperi, Baballaret, Poema e udhes, Poeme per babane dhe per vete etj.; ne proze me romanet Komisari Memo (1969), Njeriu me top (1975), Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo (1973), Arka e djallit (1998) etj.

Mjaft nga veprat e tij jane perkthyer ne gjuhe te huaja. Ka shkruar dramat Fytyra e dyte, Mosha e bardhe, Balade Per nje grua. Drama e tij me e mire dhe me e guximshme ishte Fytyra e dyte (1968), vene ne skene nga Pirro Mani* ne TP. Ajo bente nje kritike te forte ne dy rrafshe: kunder gendrime konservatore ndaj femijeve dhe zgjedhjes se tyre ne dashuri, dhe kunder sjelljeve burokratike te kuadrove te larte drejtues te shtetit.

Packa se nga dramat me kritike e me te guximshme te kohes, fundi i saj permbyllet brenda klisheve te njohura te socrealizmit, me “kthesen” dhe “pendesen” e Bektash Shkozes. Sakaq, drama sillte nje atmosfere te gjalle jetesore, humor, nje gjuhe popullore plot hoka dhe mprehtesi, karaktere te skicuara mjeshterisht, satire te mprehte ndaj deformimeve politike te shtetit dhe nepunesve te larte te tij.

Ne dramen Mosha e bardhe jepet procesi korruptiv i nepunesve te rinj ne pushtet, te cilet krijojne raporte burokratike e autoritare me njerezit e thjeshte, qe diferencohen e largohen nga idealet fillestare dhe miresia njerezore duke u bere gjithnje e me shume prepotente, mendjemedhenj e te pandreqshem. Drama u kritikua dhe e ndalua nga censura si veper qe percillte idene e “luftes se brezave”.

Nje trajektore te kahut human krijon D. Agolli te drama Balade per nje grua, me te cilen kundershton politiken e ndeshkimit ne cift e ne fis, kur dikush prej tyre gabon, duke afirmuar, perkundrazi, miresine, besimin dhe ndihmen qe i duhet dhene tjetrit ne momente dyzimi, dyshimi a gabimi. Sidogofte, drama ka edhe lustrime te se vertetes lidhur me raportin e njeriut ndaj dashurise dhe familjes, nga njera ane dhe punes e gendrimeve te tij politike, nga ana tjeter, cka e sublimon konceptin e rekomanduar moral te kohes ne nje gendrim idealist, romantik dhe utopik.

Ne kinematografi, D. Agolli ka shkruar disa skenare filmash dokumentare e artistike. Horizonte te hapura, 1968, shenon udhen e tij drejt skenarit te filmit artistik. Packa se bart retorizmin politik te kohes, i identifikuar ne vetedijen politike te heroit, filmi solli saje nje fryme liriko-poetike, por pa e bjerre dramacitetin, nje rrefim te ndjere per njeriun e thjeshte te punes, per virtytet, miresine, dashurine dhe solidaritetin njerezor.

Disa nga veprat me te njohura te tij kane gjetur udhen e realizimit ne ekranin e kinemase si: romani Komisari Memo, 1970 (filmi: I teti ne bronz), romani dhe filmi Njeriu me top, 1977; tregimet Nene Pashako dhe djemte e saj (Filmi: Yjet e neteve te gjata, 1973), Njeriu i mire, 1982, fitues i Kupes se Festivalit V te Filmit Shqiptar apo poems Partizani Meke (Filmi: Krevati i Perandorit, 1973) etj.

Ne disa syresh ka qene edhe bashkeskenarist. Edhe ne skenen e teatrit, disa nga romanet e tij jane dramatizuar, si: Komisari Memo (shfaqja Koha e komisareve ne teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit), Njeriu me top (ne teatrin e Gjirokastres dhe te Gjakoves), Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo (ne Teatrin Popullor). Filmat dokumentare Rruga jote, shok, 1970 dhe Nene Shqiperi (sipas poemes se vet homonime), 1979, u mirepriten per patosin, frymen poetike, gjuhen e pasur filmike, imazhet epike.

Agolli si me krijimet ne fushen e dramaturgjise, ashtu edhe te skenarit te filmit artistik solli subjekte me ngarkesa te forta dramatike, tragjike, por edhe lirike, solli bema e ngjarje tronditese, shpesh paradoksale, ku bie ne sy dhuntia per te vizatuar personazhe me identitet te shprehur psikologjik kombetar, njerez te mevetesishem, qe vendosen ne kthesa te forta perballe problemeve tejet te veshtira, deri dhe ato te mbijeteses.

Sakaq, ai shquhet per humorin dhe begatine gjuhesore. Ka shkruar,  gjithashtu, libretin per operen Komisari te N. Zoraqit si edhe mjaft tekste kengesh qe kane marre cmime ne Festivalet e Kenges ne Radiotelevizion. D. Agolli ishte anetar i Akademise se Shkencave te Shgiperise. Ne mars 1999, me dekret te Presidentit te Republikes se Shgiperise iu dha titulli i larte “Nderi i Kombit”.

/NOA.al