Parashikimi i motit, ja dita e javës së ardhshme kur vendi do të mbulohet nga bora
Transmetuar më 02-02-2020, 20:56

Kjo javë, sipas parashikimneve, do të jetë e ftohtë dhe me temperatura nën zero gradë.

Ballkani dhe pjesa më e madhe e Europës do të ndikohen nga masa të ftohta që vijnë nga veriu i kontinentit.

Vendi ynë pritet të mbërthehet nga reshje dëbore, ditën e mërkurë. Moti do të pësojë një ndryshim drastik duke nisur nga nesër, ndërsa të martën do të rikthehen temepraturat e ftohta.

Moti me diell do të vijojë deri të martën në mesditë, por më pas parashikohen reshje bore.

Temperaturat pritet të bien deri në minus 5 gradë Celcius.

Sipas meteorologëve, reshjet e borës do të jenë të fokusuara në pjesën më të madhe të territorit. Vëtem në Ultësirën Perëndimore do të ketë reshje shiu.

Pas borës, të enjten situata pritet të normalizohet disi dhe temperaturat të pësojnë një rritje të lehtë.

/NOA.al