Policia shqiptare shpall kërkim ndërkombëtar për vjedhjen e një pule(!)
Transmetuar më 01-02-2020, 20:16

Një pulë ka humbur nga koteci dhe policia shqiptare është angazhuar për të zbuluar nëse është vjedhur apo ka humbur, duke bërë deri dhe kërkime ndërkombëtare (!)

Çudia ka ndodhur në Kurbin ku po kërkohet pula e humbur në kotecin e një banori vendas.

Policia ka ngritur një grup hetimor dhe është marrë gjatë me çështjen e pulës. Madje ka përpiluar dhe një dosje me 8 dokumente.

E mes tyre është dhe dyshimi se pula është vjedhur dhe se autori apo autorët e dyshuar janë larguar nga Shqipëria.

Pikërisht nga dyshimi se hajduti i dyshuar i një pule mund të ketë marrë arratinë nga Shqipëria, është bërë investigim në sistemin TIMS siç shihni dokumentin më poshtë që ju sjell NOA.al .

Gazetari Basir Çollaku komenton sa me ironi aq dhe me shqetësim këtë dosje.

"Kallëzim penal per një pulë dhe pushim hetimesh per 2 kilometra në unazë 40 milionë euro. Ky është një rekord Gines…", vlerëson ai.

Kurse e çon më tej ironinë: "SPAK duhet ta gjeje menjeherë. Pula mund te kete bere veze, vezet zogj..sot i zoti i pules mund te kerkoje ne gjykatë nje Pulari..?

"Me kete dosje kapim integrimin. Kerkojne te dhena ne TIMS mos ka ikur jashte, Interpoli ne kembe. Inshallah nuk ka ikur e pjekur dhe e merr vesh OSBE.. aty kemi kryetarin, e gjen ai…".

Dokumenti i policisë për pulën e humbur