Transmetuar më 01-02-2020, 08:19

E shtuna nisi me vranësira që do të vijojnë edhe pjesën tjetër të ditës.

Ato do të jenë më të përqëndruara ne Veriperëndim dhe në qendër të vendit ku era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 8m/sek.

Por në këtë ditë, do të mungojnë reshjet e shiut.

Sa i përket të dielës, dita do të jetë me vranësira që shpesh herë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Kryesisht do të jenë në zonën veriperëndimore dhe pjesërisht në atë qendrore.

Era do të vijojë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 7m/sek./a.m/noa.al